Kryeministri britanik Boris Johnson ka shkuar drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, për ta takuar presidentin Volodymyr Zelensky. Vizita nuk qe e paralajmëruar, shkruan Sky News.
Më herët, u njoftua se Johnsoni ishte tërhequr nga një samit në Doncaster dhe duket se arsyeja ka qenë vizita në Ukrainë.
Kjo shënon vizitën e dytë të papritur të kryeministrit britanik në Kiev që nga fillimi i luftës.
Udhëtimi i tij i planifikuar nuk u njoftua më parë për “arsye sigurie”, sipas Sky.
Zelensky të enjten u vizitua edhe nga liderët e Gjermanisë, Italisë e Francës. /koha