Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në adresimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka shrpehur ngushëllime për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
“Do ta shfrytëzoj rastin që ta ngushëllojë familjen e Astrit Deharit për vdekjen e tij në burg. Do ta jap këtë mesazh në frymën e një miqësie të fortë në mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.
Johnson ka kërkuar që të ketë hetim të detajuar dhe transparent për vdekjen e të riut Dehari.
Ministri britanik do të qëndrojë gjatë ditës së sotme për vizitë zyrtare në Kosovë, e më pas do të shkojë edhe në Serbi.