Presidenti amerikan Joe Biden do të flasë drejtpërdrejt në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York javën e ardhshme, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të japë deklaratat të martën, 21 shtator, në fjalimin e tij të parë në mbledhjen vjetore diplomatike që nga marrja e detyrës.
Theksohet se do të pasojnë detaje shtesë.
Seanca e 76-të e Asamblesë së Përgjithshme do të hapet më 14 shtator dhe dita e parë e Debatit të Përgjithshëm të nivelit të lartë do të zhvillohet më 21 shtator dhe do të zgjasë deri më 27 shtator.
Më shumë se 130 udhëheqës shtetërorë dhe qeveritarë pritet të marrin pjesë në sesionin e këtij viti. /aa