Ballina Femrat&Bukuria Jo vetëm në kuzhinë, ja ku gjen përdorim soda e bukës

Jo vetëm në kuzhinë, ja ku gjen përdorim soda e bukës

Përveç përdorimeve në kuzhinë, soda e bukës gjen përdorim edhe në vende të tjera. Ajo mund të përdoret për të hequr erërat e këqija nga rrobat, gjithashtu për të hequr erërat nga qilimat dhe rrugicat pra mund ta përdorni në të gjithë sipërfaqen e shtëpisë. Gjithashtu më poshtë ju listojmë disa përdorime të tjera të sodës së bukës që ndikojnë në trupin tonë.

-Eliminon djersitjen: soda e bukës është produkti ideal për personat që djersiten. Mund ta përdorni atë si një deodorant natyral i cili do të mbajë sqetullat tuaja të freskëta për orë të tëra. Për këtë mjafton të përzieni disa pika të vajit tuaj të preferuar esencial me 4 lugë sodë buke. Vendosja më pas e këtij kombinimi në sqetulla do të ndihmojë në shkatërrimin e baktereve duke larguar kështu edhe erën e keqe.

-Heq erën e trupit dhe zbut lëkurën: për të patur një lëkurë të pastër dhe pa aromë të keqe shtoni një filxhan të vogël sodë buke në vaskë dhe lëreni për të paktën gjysmë ore. Më pas shtoni shampo dhe lahuni. Pasi të përfundoni këtë banjë lyejeni trupin me vaj dhe do të shikoni rezultatet fantastike që do të keni. Përsëriteni 1-2 herë në javë.

-Thonj të shëndetshëm: Aplikoni një përzierje prej 3 pjesësh të sodës së bukës me 1 pjesë uji në thonj për t’i bërë ato dhe kutikulat të shëndetshme.

Exit mobile version