Jo sikur ishte në Vetëvendosje, Shpend Ahmeti tani nderon himnin e Kosovës

Sa ishte në Vetëvendosje, Shpend Ahmeti dhe të tjerët nuk ngriheshin asnjëherë në këmbë kur në ndonjë organizim intonohej himni i Kosovës.

Por duket se me krijimin e partisë së re – Ahmeti ka “krijuar” edhe shprehi të reja, njofton Klan Kosova.

Ai tashmë çohet në këmbë dhe e nderon himnin shtetëror sikur të tjerët, ashtu siç e do zakoni.