I nderuari Shkëlzen Gashi, me lejoni së pari të ju përgëzoj për elegancen dhe argumentimin e tematikave të trajtuara në podcast me të nderuarin Rron Gjinovci. Nuk e fshehi se pajtohem me shumëçka që thatë në këtë podcast dhe se ju dëgjoj me endje kur trajtoni problemet dhe zhvillimet tek ne dhe rreth nesh, qofshin ato më të hershme, apo edhe këto aktualet.
Por, pasi me rastisi ta dëgjoj një shkëputje nga podcast-i i të nderuarit Rron Xhinovci me ju, i nderuari Gashi, ju u shprehët me fjalët: “Minoriteti Musliman ne Kosove”… Fillimisht mendova se ju i nderuari Gashi po flisnit për Minoritetin Musliman (si komb, etni, e që minoritetin boshnjak e quajnë edhe si Minoriteti Musliman), por assesi nuk e besova se ju flisnit për banorët e përkatësisë fetare islame-muslimane në Kosovë, e të cilët vetëm minoritet nuk ka të drejtë askush t’i llogarisë dhe as trajtoi, sepse të gjithë e dinë se sipas statistikës se fundit të publikuar para disa viteve, banorët e Kosovës janë 96 % të deklaruar vullnetarisht, pa asnjë presion, muslimanë. Edhe pse në regjistrimin krejt të fundit që është bërë para ca muajve, e i cili ende nuk është publikuar, është parë një lloj tendence për ta zvogëluar numrin e pjestarëve muslimanë, e që shpresoj, duke ju njohur i nderuari Gashi, se edhe deklarata e juaj në këtë podcast, nuk është një notë e kësaj simfonie të kësaj orkestre vërtetë të dobët! Ju, gjatë bisedes me Rronin në minutën e 35-të thoni:” E sa i përket Doracakut dhe kësaj…unë mendoj diqysh që…sa i përket këtyre minoriteteve në Kosovë, mua a e di cka m’ka shqetësu, qofshin ato (minoritete) seksuale, fetare, politike, etnike etj, diqysh banojnë në loçkën e zemrës tem edhe une angazhohna shumë për të drejtat e tyre e kshtu, edhe e kam një ndjeshmeni t’veçant për këta pjestarët e minoritetit musliman ne Kosovë dhe menoj që deri diku edhe kanë t’drejtë ata që janë të zhgenjyn edhe të hatrunë në Qeverine Kurti për shkak se kanë pritur që disa prej t’drejtave t’tyre kanë me u respektu, kane me u avansu e kane me u shty përpara…”
Unë shpresoj shumë se ju në këtë rast, në asnjë mënyrë nuk e keni pasur qëllimin t’i llogarisni banorët e përkatësisë islame-muslimane në Kosove si minoritet muslimanë, sepse ata në asnjë mënyrë nuk janë të tillë, dhe këtë ju e dini mirë, por e llogaris se ky ka qënë një lapsus i juaj i pavërejtur dhe i paqëllimshëm, por për të cilin mendoj se ju duhet të sqaroheni dhe të kërkoni falje nga muslimanet e Kosovës, e të cilët jane shumicë, dhe nuk po e them shumicë apsolute, për të mos i tërbuar disa islamofobë e muslimanofobë tek ne!
Unë me këtë rast kisha vetëm kaq, dhe nuk jam i interesuar të merrem me partitë politike, nismat e reja dhe vetë politikën, sepse nuk i përkas asnje partie politike, por, njëherazi nuk ngurroj t’i shpreh mendimet e mia për veprimet në të mirë të Atdheut, dhe ato në dëm të tij, që i bëjnë partitë e caktuara politike. Nuk ekziston tek ne një parti që vetëm e kam lavdëruar, dhe asnjë tjetër që vetëm e kam kritikuar.
Me respekt e konsideratë!
Husamedin Abazi