“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Drenasit do të ndërtojnë 24 shtëpi në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Drenasit.

Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të përfundojnë gjatë vitit 2021, ndërsa përzgjedhja e familjeve përfituese do të bëhët nga komisioni i caktuar nga Komuna, në koordinim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar hoxhë Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët, që kanë ndihmuar familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe është zotuar se do t’i përmbushë të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Ndërsa hoxhë Halil Kastrati, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar për sa vjet për t’i ndihmuar familjet të cilat kanë nevojë.