Palestinezët në Rripin e Gazës po luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira jetese, raporton Anadolu.
Të ndodhur përballë vështirësive të shumta, palestinezët janë të privuar nga nevojat elementare si strehimi, ushqimi dhe uji i pastër.
Kriza humanitare e përjetuar nga banorët e Gazës që jetojnë në tenda të improvizuara ose në rrënojat e ndërtesave të shembura në qytetin e Gazës po thellohet për shkak të sulmeve dhe bllokadës izraelite.
Palestinezët kanë vështirësi të plotësojnë nevojat e tyre bazë, për shkak se Izraeli ka mbyllur kufijtë për Gazën dhe ka penguar hyrjen e ndihmave humanitare.
Më 18 mars, Izraeli rifilloi sulmet ndaj Rripit të Gazës, duke thyer marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të të burgosurve që filloi në janar të këtij viti. Që atëherë në sulmet izraelite janë vrarë 1.335 palestinezë ndërsa 3.297 të tjerë janë plagosur.
Që nga fillimi i luftës izraelite ndaj Gazës më 7 tetor të vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite ka arritur në të paktën 50.700, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa numri i të plagosurve në më shumë se 115.340.