A e keni dëgjuar thënien: ‘Koha është paraja’ ose ‘Koha është ari’?
Në fakt…, Koha është Jeta!
Nëse e HUMB kohën, në të vërtetë po humb JETËN.
Paratë mund të harxhohen, por ato gjithmonë mund të fitohen përsëri. Ndërsa koha, kur një herë kalon, NUK KTHEHET më.
Jeta na jep një kohëzgjatje të mjaftueshme për të arritur qëllimet tona, por mënyra se si zgjedhim ta përdorim atë është vendimtare.
Çdo ditë, shpesh pa e kuptuar, harxhojmë kohë në aktivitete që as nuk na ndihmojnë të arrijmë ëndrrat tona, as nuk na sjellin lumturi.
Këto janë zakonisht rezultat i zakoneve të padobishme që përsëriten nga dita në ditë.
Por, po të ndodhë ‘mrekullia’ dhe ne fillojmë të përdorim kohën tonë me mençuri, duke e drejtuar atë drejt përmbushjes së qëllimeve dhe ëndrrave tona…, vetëm atëherë do ta shijojmë plotësisht jetën, dhe vetëm atëherë ajo do të ketë vlera dhe përmbajtje të thellë.
Investo kohën tënde me mençuri:
• Në mësim dhe zhvillim personal
• Në ndërtimin e marrëdhënieve të bazuara në dashuri dhe mirëkuptim
• Në shërbimin ndaj të tjerëve
• Në përmbushjen shpirtërore dhe ndjekjen e qëllimeve madhore
Ti mundesh! Ti ke forcën për të bërë ndryshimin.
Ec përpara dhe mos u ndal!
Vehbi Zeqiri