Jeruzalemi kryeqytet, bota arabe paralajmëron SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Jordanisë paralajmërmoi Shetet e Bashkuara për pasoja të rrezikshme nëse Uashingtoni njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Kryediplomati Ayman Safadi foli me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, të cilit i tha se një lëvizje e tillë do të shkaktonte zemërim të madh në botën arabe dhe myslimane. Komentet e Safadit vijnë ndërsa shtohen gjithnjë e më shumë spekulimet se Presidenti amerikan Donald Trump do të njohë se shpejti Jeruzalemin si kryeqytetin izraelit, duke përmbushur një premtim elektoral.

Në një rast të tillë, edhe ambasada amerikane nga Tel Avivi do të spostohej në Jeruzalem. Për mediat amerikane, Jared Kushnder, këshilltari dhe dhëndri i Presidentit Trump, tha se nuk është marrë ende një vendim i tillë. Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi tha se nëse SHBA-ja njeh Jeruzalemin si kryeqytetin izraelit, kjo do t’i jepte fund çdo shprese për bisedime për paqen dhe do të nxiste tension e zemërim në të gjithë botën arabe. Liderë të kësaj të fundit, si Presidenti palestinez Mahmud Abas janë përpjekur të ndalojnë një lëvizje të mundshme amerikane duke folur me homologët e tyre në botë si Manuel Macron apo Recep Tayip Erdogan.

Që prej vitit 1948, administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë mbajtur qëndrim për statusin e Izraelit duke përcaktuar nga negociatat dhe se SHBA nuk do të ndërmarrë vendime që i bëjnë të pavlefshme ato.