Ballina Lajmet Jeremiq i dyti pas raundit të pestë të votimit, por SHBA-ja e...

Jeremiq i dyti pas raundit të pestë të votimit, por SHBA-ja e bllokon për shkak të Kosovës

Vuk Jeremiq, kandidat i Serbisë për sekretar gjeneral të OKB-së, sot është renditur i dyti pas raundit të pestë të votimit, derisa në vendin e parë edhe më tej vazhdon të jetë ish kryeministrit portugez, Antonio Guteresh.

Guteresh ka marrë 12 vota pozitive, dy negative dhe një votë të papërcaktuar, derisa Jeremiq i ka pasur tetë vota pozitive, gjashtë negative dhe një të papërcaktuar, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçka në raundin e pestë ka marrë tetë vota pozitive, tetë negative dhe asnjë të papërcaktuar.

Raundi i kaluar ishte mbajtur më 9 shtator dhe atëherë ish kryeministrit portugez sërish ishte i pari, derisa Jeremiq ka arritur rezultatin më të mirë deri me tash – ishte i treti me dy vota pozitive më shumë së më parë.

“Nga 26 shtatori shpejtohet ritmi i zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, pasi që pas raundit të pestë të votimit joformal, më 3 tetor do të mbahet votimi i fundit, ku vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit do ta kenë pasqyrën e qartë të votave”, shkruan “Danas”.

Por, duket që Jeremiqit nuk i hynë fare në punë këto vota, pasi që SHBA-të do ta bllokojnë zgjedhjen e tij për shkak të Kosovës.

Exit mobile version