Në Gjykatën Themelore të Kumanovës pasditën e sotme, trupi gjykues në rastin Almir Aliu, ka shpallur vendimin përfundimar.
I akuzuari kryesor në këtë rast Boban Iliq është dënuar me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sadat Aliu me 6 muj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu familjar të voglushit me nga 9 muaj burg, nën preteksin se kanë ushtruar dhunë.
Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq ka deklaruar se ky vendim tregon se rasti është i montuar.
“Konstatojmë se ky është edhe një rast i montuar duke nisur nga Porkuroria Publike për të përfunduar sot në Gjykatën e Kumanovës. Më vjen keq që e them këtë, por unë si jurist do të luftojë që të ndryshojë këtë gjendje në gjyqësor”, ka thënë avokati Asmir Alispahiq.
Avokati ka shtuar se problemi i Maqedonisë qendron me ndarjen e drejtësisë, e sidomos kur bëhet fjalë me përkatësinë etnike shqiptare.
Ndryshe, paraprakisht është rikualifikuar lënda nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion”, ndërkohë që për Boban Iliq, që shkaktoi vdekjen e Almir Aliut, nuk u parashtruan asnjë masë e rreptësisë dhe menjëherë u lirua nga burgu