Po i jepet lamtumira e fundit ish funksionarit të lartë shtetëror nga radhët e BDI-së, Abdylaqim Ademi.
Në funeralin e tij, kanë marrë pjesë pjesëtarë të lartë të organeve partiake, në krye me kryetarin Ali Ahmeti.
Me rastin e vdekjes së tij, telegrame ngushëllime kanë dërguar edhe kryeministri, kryetari i Kuvendit, por edhe funksionarë të tjerë shtetëror.
Abdylaqim Ademi la pas bashkëshorten dhe djalin.
Ai ishte nënkryetar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.