Jep dorëheqje zyrtari i lartë amerikan

Brian Hoyt Yee ka dhënë dorëheqje nga pozita e ndihmësit të zëvendësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Kështu kanë bërë të ditur për Al Jazeera në Departamentin amerikan të Shtetit.Në përgjigje është thënë se Hoyt Yee për largimin nga pozita aktuale i ka njoftuar kolegët në Ministrinë e Jashtme Amerikane (Departamenti i Shtetit), shkruan Al Jazeera.

Si zëvendësues i tij përmendet ish shefi i OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Johnathan Moor.

Ndërkaq, spekulohet se Hoyt Yee mund ta merr detyrën e ambasadorit të SHBA-ve në njërin nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.Më herët është përmendur se ai do të jetë ambasador në Maqedoni, por së fundi është përmendur edhe si ambasador i Amerikës në Sarajevë.