Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku që nga sot më nuk do të jetë më ministër i Integrimeve Evropiane. Dorëheqjen ai e ka konfirmuar vet ai në një konferencë për media nga Qeveria e Kosovës.
Çollaku tha se agjenda evropiane do të jetë prioritet i lartë.
“Rruga drejt integrimit është rrugë e gjatë e me plot sfida. Siç e kam paralajmëruar edhe më herët do ta lë pozitën që kam tani dhe jam konsultuar me të gjithë. Sot zyrtarisht e përmbylli këtë proces”, tha ai.