Ballina Jeta Familje Jeni djegur nga dielli? Ja çfarë duhet të bëni

Jeni djegur nga dielli? Ja çfarë duhet të bëni

Tashmë që sezoni i plazhit ndodhet në kulmin e tij, janë të shumtë personat që janë djegur nga qëndrimi për një kohë të gjatë në diell.

Një nga përbërësit më të mirë për të rregulluar pH natyral të lëkurës, dhe për të zbehur efektin e djegies prej diellit, është uthulla e mollës.

Ky është një produkt i rëndësishëm, për të rregulluar acidet natyrale dhe për të hidratuar lëkurën, si dhe për të rigjeneruar qelizat e dëmtuara. Përzieni pak uthull molle me akull të ngrirë dhe aplikojini këto përbërës në vendet e djegura.

Mund të shtoni edhe dy lugë nga kjo përbërje në dush dhe ta mbani në lëkurë për 20 minuta. Bëjeni këtë trajtim disa herë me radhë, deri sa djegiet të jenë zhdukur dhe të mos ndjeni më dhimbje.

Exit mobile version