Jemi për pajtim dhe falje, por Serbia duhet të pranon fajësinë e saj

Shkruan: Naser Tolaj, imam në xhaminë e Isniqit

Jemi për pajtim dhe falje, ngase kështu na mëson feja dhe edukata familjare. Dhe, për këtë e kemi shembullin e Pejgamberit a. s, i cili pasi që hyri si çlirimtar në Mekë, i fali të gjithë ata që e detyruan të largohet nga vendlindja e Tij. Ndaj, që të bëhet pajtimi, fillimisht fajtori (Serbia) duhet së paku të plotësojë këto kushte:

Të pranojë fajin; Të kërkojë falje; Të kthejë eshtrat e viktimave; Të ndëshkojë kriminelët dhe ndëshkimi i tyre të bëhet në Kosovë, aty ku të vuajë edhe dënimin; Të bëhet kompensimi moral dhe ai material; Të heqë të gjitha strukturat kriminele që, akoma i ka; Tu jepet e drejta shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ashtu siç kanë serbët në Kosovë; Të mos pengojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së; Të bëhet demarkimi i vijës kufitare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë; Ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Por, sipas mendimit tonë, i pari i shtetit tonë, kërkesën për pajtim e ka bërë për tri arsye:

• E ka me sinqeritet dhe vërtetë dëshiron që te bëhet pajtim, dhe që Kosova të vazhdoj rrugën e saj drejt integrimeve • Që ti bëj ndërkombëtaret të lumtur, ashtu siç kishte thënë edhe Wiliam Wokeri, për të, duke thënë se “Ai, punën më të mirë që e ka mësuar ta bëj, është se si ti bëj ndërkombëtarët e lumtur, dhe si rezultat i kësaj, ti forcohet edhe reputacioni i tij, karshi ndërkombëtarëve.

• për ta larguar vëmendje e opinionit, karshi problemeve vendore që i kemi.!