Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), njoftoi se numri i të vdekurve nga epidemia e kolerës në Jemen është rritur në 398 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të publikuar nga Zyra e OBSH-së në Jemen në Twitter, në 19 provinca të Jemenit që nga 27 prill janë identifikuar 38.300 raste të kolerës. Numri i të vdekurve nga epidemia ka arritur shifrën 398.