Të paktën shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste Al-Kaeda janë neutralizuar në një operacion të avionëve pa pilot në qytetin Al-Beyda, në pjesën qendrore të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale, fluturakja pa pilot, që supozohet të jetë amerikane, ka goditur motoçikletën në Al-Baydi në momentin kur mbi të ishin dy militantë të Al-Kaidës.
Në sulmin tjetër të fluturakes pa pilot, në të njëjtin qytet, u vranë edhe pesë militantë të tjerë, ndërsa u plagosën disa persona.
Jemeni është skenë e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që u përshkallëzua në luftë civile në fund të vitit 2014 kur rebelët e udhëhequr nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi i udhëhequr nga presidenti i abroguar Ali Abdullah Saleh pushtuan kryeqytetin e Jemenit, Sana dhe më pas edhe rajone të tjera.
Presidenti i Jemenit dhe qeveria e tij kanë ikur në Arabinë Saudite. Ndërsa qyteti verior Aden është aktualisht qendra administrative e qeverisë jemenase të njohur ndërkombëtarisht.
Konfliktet në Jemen u përshkallëzuan më tej në mars të vitit të kaluar kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë filluan sulmet ajrore ndaj pozicioneve kryengritëse.
Dy raundet e negociatave të paqes të udhëhequra nga OKB-ja nuk kanë dhanë rezultate.