Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit ku thuhet se aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.
Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.