Ballina Arritje Teknologji Javën e ardhshme Apple zbulon modelet e reja iMac, MacBook Pro dhe...

Javën e ardhshme Apple zbulon modelet e reja iMac, MacBook Pro dhe Mac mini

Ishte spekuluar se Apple do të lançonte një iMac, MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç dhe një Mac mini me çipin e ri M4 në fillim të 2025. Por siç duket ka vendosur ti nxjerrë në shitje përpara festave të fundivitit.

Apple ka planifikuar një javë debutimesh duke filluar prej ditë së Hënë më 28 Tetor dhe është e garantuar se do të shohim disa Mac të rinj.

Zëvendës presidenti i marketingut pranë Apple Greg Joswiak paralajmëroi përmes një postimi në X ardhjen e modeleve të reja.

Prej disa javësh është raportuar se Apple do të prezantonte kompjuterë të rinj desktop Mac dhe laptopë MacBook me çipin e fundit M4, një vit pasi prezantoi laptopët e parë M3.

M4 debutoi në një iPad Pro në fillim të vitit por Apple ende nuk ka rifreskuar Mac me çipin e fundit.

Ishte spekuluar se Apple do të lançonte një iMac, MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç dhe një Mac mini me çipin e ri M4 në fillim të 2025. Por siç duket ka vendosur ti nxjerrë në shitje përpara festave të fundvitit.

Hardueri i ri nuk është e vetmja gjë që Apple ka përgatitur për javën e ardhshme. Të Hënën kompania lançoi përditësimin e softuerit në iPhone, iPad dhe Mac që sjell funksionalitetet e para AI.

Exit mobile version