Javë vendimtare për Sylvinhon

E ardhmja e trajnerit nga Brazili, Sylvinho do të mësohet këtë javë kur do të jetë në Shqipëri për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Sylvinho nuk ka dhënë ende asnjë sinjal por do të ulet me presidentin e FSHF-së, Armand Duka për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Brazilianit tashmë i ka skaduar kontrata me FSHF-në, por prej fillimit të këtij viti, Sylvinho e ka kontratën e re në tavolinë dhe atë deri në verën e vitit 2026.

Te Shqipëria po shpresojnë ta bindin Sylvinhon për të qëndruar edhe pse tekniku tashmë ka marrë oferta prej klubeve nga Spanja, Portugalia e Brazili.

Sylvinho në janar të vitit 2023 mori drejtimin e Shqipërisë dhe arriti ta kualifikoj në “Euro 2024”, turne në të cilin “kuqezinjtë” u eliminuan në fazën e grupeve.

Shqipëria tuboi vetëm një pikë në Grupin B, të cilin e përbënin edhe Italia, Kroacia e Spanja.

Kombëtarja e Shqipërisë në shtator nis kampanjën në Ligën e Kombeve, ku ndeshjen e parë e luan me Ukrainën.