Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 25-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.
Dy skuadrat prizrenase, Proton Cable Prizreni dhe Bashkimi do të përballen sonte në drbin e qytetit.
Prizreni ka shtatë fitore e 17 humbje, kurse Portokallezinjtë nëntë fitore e 15 humbje, andaj është një sfidë direkte që dërgon në garat e “Play-off”-it.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Prishtinës dhe Istogut.
Bardhekaltrit momentalisht janë në vendin e katërt me 14 fitore e dhjetë humbje, kurse istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 24 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.