Ballina Lajmet Kosovë Jashari siguron Kurtin për ta bërë FSK-në forcë moderne

Jashari siguron Kurtin për ta bërë FSK-në forcë moderne

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij komandantin e sapo emëruar të Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

“Në këtë takim të parë në kapacitetin e ri të gjeneralmajor Bashkim Jasharit, kryeministri e uroi edhe një herë për detyrën e tij të re dhe i dëshiroi suksese të njëpasnjëshme. Si pasardhës i familjes së lavdishme Jashari, më së miri e kuptoni se ushtria jonë e re, që është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtylla mbi të cilën mbështetet Republika jonë”, u shpreh kryeministri.

Me komandantin e FSK-së Jashari, Kurti bisedoi edhe për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK-ja ka nga Qeveria në arritjen e këtyre synimeve.

Komandanti i FSK-së e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij. Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale. /koha

Exit mobile version