Jashanica objektiv i rusëve

Bajram Jashanica mund të largohet nga Skënderbeu dhe të transferohet në Rusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës përmes një interviste për “Super Sport”, transmeton IndeksOnline.

“Është e vërtetë që po negociohet për shitjen time. Nuk kam pse e fsheh, të gjithëve na pëlqen një aventurë në Europë. Është ende herët për të treguar një emër konkret, por kam besim se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi apo Belgjikë”, ka thënë Jashanica.

Nëse kosovar zgjedh Rusinë, atëherë skuadra favorite mund të jetë Akhmat Grozny, aty ku tashmë luajnë tre shqiptarë: Bernard Berisha, Bekim Balaj dhe Odise Roshi (BBR).