Ballina Kuzhinë Japrakë me lakër që të lëpini gishtat

Japrakë me lakër që të lëpini gishtat

Përbërësit: një lakër e madhe, 300 g mish i grirë, 500 g qepë, 2 filxhanë kafeje oriz, 2 lugë koncentrat domatesh, kripë, piper, rigon, 2 lugë gjelle salcë soje dhe limon.

Përgatitja: Si fillim përgatisim mbushjen. Në një tigan vendosim qepën e grirë imët të skuqet në vaj ulliri. Pasi ka filluar të zbutet shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë edhe atë të skuqet. Ndërkohë ziejmë lakrën në ujë të bollshëm. Pasi ka zier e lëmë të ftohet dhekulloj,ë ujin e tepërt. Pasi të jetë ftohur i hapim fletët. Shtojmë te mishi erëzat që duam dhe orizin e larë (unë e përdor të pagatuar). E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Marrim një tenxhere ku do ziejmë japrakët, i hedhim pak vaj dhe shtrojmë në fund fletët e jashtme të lakrës (të cilat janë më të holla). Pastaj vazhdojmë me mbledhjen e japrakëve. Marrim fletët e lakrës, ua heqim pjesën e kërcellit të trashë dhe shtojmë një /dy lugë mbushje (në varësi të madhësisë se fletës) dhe e mbështjellim. Dikush i mbledh në formë të rrumbullakët, dikush si shkopinj, gjithkush sipas dëshirës. Pasi kemi krijuar japrakët i rreshtojmë tek tenxherja ku kemi shtruar më parë fletët e lakrës. Pasi kemi përfunduar me japrakët, në një tas hedhim një gotë ujë, dy lugë koncentrat domatesh, dy lugë salcë soja dhe kripë. I përziejmë mirë dhe ia hedhim sipër japrakëve. Japrakët që të mos hapen nga zierja u vendosim sipër një pjatë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të avashtë për 20-30 minuta. JU BËFTË MIRË!

Kjo recetë u përgatit nga Prontialpass

Exit mobile version