Japonia prodhon energji elektrike nga rrymat e oqeanit

Foto Arkiv

Kompania japoneze për prodhimin e pajisjeve mekanike dhe një organizatë qeveritare, thanë se kanë arritur që të prodhojnë energjinë elektrike nga rrymat e oqeanit.

IHI dhe Organizata për Zhvillimin e Llojeve të Reja të Teknologjisë Energjetike dhe Industriale NEDO, zhvilloi kërkime në bregun e prefekturës së Kagoshimës në jugperëndim të Japonisë./tesheshi.com/

Ata raportuan se rrymat e detit arritën të rrotullonin turbinën e një gjeneratori eksperimental, të vendosur në një thellësi prej 20-50 metra nën sipërfaqen e ujit.

Në raport thuhet se pëtmes eksperimentit kanë arritur të prodhojnë deri 30 kilovat energji elektrike./Mesazhi/