Edhe pse kishte shpallur një fushatë për të rritur numrin e grave në postet drejtuese, Japonia mbetet shumë pas sa i takon barazisë gjinore.
Një sondazh i vitit 2023 ka zbuluar se në Japoni vetëm 13 gra janë drejtoresha të përgjithshme nga 1643 kompani të rëndësishme që ekzistojnë në vend.
Agjencia e lajmeve Kyodo që ka realizuar studimin thotë se këto të dhëna tregojnë përparimin e ngadaltë të Japonisë për të rritur numrin e grave në postet vendimmarrëse.
Japonia kishte shpallur si synim që deri në fund të dekadës 30% e pozicioneve drejtuese të mbaheshin nga gratë. Mirëpo të dhënat aktuale tregojnë për një përparim tepër të ngadaltë.
Megjithatë, studimi ka zbuluar gjithashtu se në vitet e fundit gratë në Japoni janë emëruar në poste të rëndësishme dhe të spikatura, duke u dyfishuar në krahasim me 5 vite më parë.