Japonia po ndërmerr hapa drejt realizimit të jetës në Hënë, me Universitetin Kyoto dhe gjigantin e ndërtimit Kajima Corp. të bashkuar për të zhvilluar një habitat hënor që gjeneron gravitet artificial, transmeton Anadolu.
Projekti “Neo Xhami Hënor” synon të krijojë një strukturë paraboloid të aftë për të imituar kushtet e ngjashme me Tokën duke përdorur rrotullimin për të gjeneruar gravitetin. Sipas ‘Kyodo News’, një prototip i bazuar në tokë pritet të përfundojë deri në vitet 2030.
“Ky projekt kërkon një hap të rëndësishëm teknologjik, por ne synojmë ta arrijmë atë dhe t’i hapim rrugën kolonive hapësinore”, tha Yosuke Yamashiki, një profesor i studimeve të avancuara të integruara në mbijetesën njerëzore në Universitetin Kyoto.
Sipas agjencisë, struktura “Xhami Hënor” do të jetë afërsisht 200 metra në diametër dhe 400 metra e lartë, e aftë të strehojë deri në 10 mijë njerëz.
Projekti pritet të nisë në vitin aktual fiskal.