Një urdhër evakuimi është lëshuar për rreth 2.800 njerëz pas një zjarri në pyjor që shpërtheu në një rajon në perëndim të Japonisë, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “Kyodo News”, autoritetet njoftuan se po vazhdojnë zjarret në pyjore të cilët filluan dje në rajonet Okayama dhe Ehime.
Autoritetet theksuan se zjarri ka djegur 250 hektarë në Okayama dhe ka përfshirë 119 hektarë në rajonin Ehime ndërsa njoftuan se janë lëshuar urdhra evakuimi për rreth 2.800 banorë.
Gjithashtu autoritetet informuan se përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë dhe se helikopterët ushtarakë po ndërhyjnë ndaj zjarrit pyjor nga ajri.
Nuk është raportuar për ndonjë të plagosur, por thuhet se janë djegur disa shtëpi në Okayama.