Andres Iniesta i ka borxh shtetit të Japonisë 3.5 milionë euro.
Bëhet fjalë për taksat shtetërore, që Iniesta nuk i ka paguar prej vitit 2018 deri në vitin 2023 kur ai ishte anëtar i skuadrës Vissel Kobe.
Iniesta në moshën 33-vjeçare në vitin 2018, njoftoi se pas 22-vjetësh do të largohet nga Barcelona për t’iu bashkuar Vissel Kobes, klubit japonez.
Kështu kanë shkruar të dielën mediat në Japoni.
Iniesta, tani 39-vjeçar, është pjesë e skuadrës Emirates Club në Emiratet e Bashkuara Arabe.