Januzaj i lumtur pas golit të parë

Adnan Januzaj ka shënuar golin e parë në fanellën e Sunderlandit.

Anësori kosovar me një gol tejet të bukur në fund të ndeshjes, i ka mundësuar Sunderlandit të kaloi në raundin tjetër të Kupës së Ligës, duke mposhtur 1:0 Shresburyn.

Pas golit të parë, Januzaj është shprehur shumë i lumtur, duke shkruar në llogarinë e tij në Instagram.

“I lumtur për golin tim të parë dhe për kalimin në raundin tjetër”, ka shkruar Januzaj.