Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj i është bashkuar skuadrës spanjolle Real Sociedad.
Pas transferimit në La Liga, Januzaj beson se do të rikthehet ai i vjetri për të dominuar.
22-vjeçari iu bashkua skuadrës spanjolle për tetë milionë funte nga Manchester United.
Istogasi kishte filluar mirë me ‘Djajtë e Kuq’ nën urdhrat e David Moyes, por me ardhjen e Louis Van Gaal ai humbi vendin në formacionin bazë.
Pas problemeve që kishte me holandezin, Januzaj ka thënë se golin e parë në La Liga do t’ia kushtojë atij.
“Golin e parë me fanellën e Sociedadit do t’ia kushtoj Van Gaalit. Nuk kam dëshirë të flas për të, por e vërteta është se kishim shumë probleme. Ishte një situatë e vështirë për mua”, deklaroi Januzaj.
Januzaj pritet të rikthehet nga lëndimi në ndeshjen ndaj Sociedad, pasi mungoi në javën e parë pas një lëndimi të lehtë.