Ballina Kuzhinë A janë vezët të shëndetshme? Mësoni të vërtetën, tani!

A janë vezët të shëndetshme? Mësoni të vërtetën, tani!

Të gjithë i duam vezët, kjo pasi janë një nga përbërësit e rrallë që kombinohen me shumë produkte ushqimore!

Vezët shpesh janë bërë objekt diskutimi duke shkaktuar kështu shumë polemika.

Disa studime kanë dalë në konkluzionin se veza mund të konsiderohet ‘armike’ e organizmit, për shkakun e vetëm se ka përmbajtje të lartë në kolesterol.

Një vezë mesatare ka rreth 185 mg kolesterol, ku nga udhëzimet e shëndetshme të ngrënies rekomandohet kufizimi i kolesterolit në 300 mg (ose më pak!).

Por hulumtimet aktualisht sugjerojnë se kolesteroli që gjendet tek veza nuk përmban asnjë rrezik për shëndetin në tërësi, si dhe për sëmundjet e zemrës në veçanti.

Duhet të mos neglizhoni faktin se: veza është e pasur me vitaminë E, kjo e fundit është e lidhur me shëndetin e trurit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Vezët gjithashtu përmbajnë ‘luteinë dhe zeaxanthin’, të cilat luftojnë inflamacionin.

Njëkohësisht vezët janë një burim i shkëlqyer proteinash. Vetëm një kokërr vezë përmban 6 gram proteina, vitaminë A, B12 dhe D… Burimi: Health.com/Mesazhi/

Exit mobile version