“Janari do të na tregojë nëse Messi dëshiron largimin ose jo”

Nuk kanë të ndalur tashethemet për Lionel Messi.

Lojtari më i mirë në botë, Messi, lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Barcelonës, duke zënë kështu vend kryesor në mediet botërore tash e disa ditë.

Lidhur me situatën e argjentinasit ka folur edhe një nga emrat që mund ta zëvendësojë Josep Maria Bartomeun, Victor Font, i cili thotë se janari do të zbulojë gjithçka lidhur me Leon.

“Ne nuk kemi informacione direkte për rastin”, ka thënë fillimisht Font, transmeton lajmi.net.

“Klubi, sa i përket pjesës së tyre, kanë deklaruar se negociatat nuk janë bllokuar nga lojtari dhe se ne do ta shijojmë atë për shumë gjatë”, ka shtuar ai.

“Ne do të dijmë shumë shpejtë të vërtetën rreth kësaj, sepse në janar, Leo do të jetë i lirë të negociojë me secilin klub, kështu që, një marrëveshje mes Barcës dhe lojtarit duhet të mbyllet deri atëherë”, ishin fjalët e Font.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Messi lidhet me një largim nga Barcelona, por rezultatet dhe forma e dobët e skuadrës, shtuar politikat e gabuara të klubit, bëjnë situatën më serioze se kurrë.