Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “James Bondi” gjerman dënohet për evazion fiskal

“James Bondi” gjerman dënohet për evazion fiskal

Një nga top ish-spiunët gjermanë, i njohur për punën e tij për të zbuluar krimet, është dënuar për një vepër kriminale.

Një gjykatë gjermane e ka dënuar Werner Maussin me dy vjet burgim të pezulluar për evazion fiskal si dhe e ka detyruar të paguajë atë 200 mijë euro për humanitet.

Mauss, që kishte nofkën “James Bond”, akuzohej se kishte fshehur më shumë se 15 milionë euro në llogaritë e tij, shkruan albinfo.ch.

Prokurorët kërkonin burgim prej gjashtë vjetësh.

Mauss, 77-vjeçar ka thënë se ka ndihmuar të ndërpriste një komplot për helmimin e ish-Papës.

“James Bond” u akuzua se kishte fshehur paratë në bankat në Luksemburg, Lihtenshtejn dhe Bahama./Mesazhi/

 

Exit mobile version