Jakup Krasniqi para Speciales: Kurrë në jetë time s’i kam trajtuar kaq keq njerëzit siç më trajtuat ju nga burgu deri këtu

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur sot në sallën e gjyqit në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kjo është seanca e parë ndaj Krasniqit, pasi të njëjtit i është konfirmuar aktakuza më 26 tetor 2020, sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara.Në fillim të seancë Krasniqi deklaroi se ka pranuar aktakuzën, transmeton lajmi.net.

“Po një pjesë e kam marrë me 4 nëntor, kurse pasi kam ardh në burgun e Hagës e kam marr një variant të përmirësuar të aktakuzës dhe është në gjuhën shqipe dhe e kam kuptuar mirë e kam lexuar mirë”, tha Krasniqi.Tutje ai deklaroi se kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar asnjë njeri, në mënyrën siç ai u trajtua nga burgu deri tek salla e gjyqit.Fjalimi i plotë nga Krasniqi:Unë duhet të them dy tri çështje dhe do të përpiqem që t’i them goxha shkurtër. Së pari, dua të them këtu, se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020, dhe në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Unë dua të deklaroj, sot, se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit aq keq sa më keni trajtuar mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Theksoi kurrë në jetën time s’kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, s’kam bërë atë, sepse unë luftova vetëm gjenocidin në Kosovë.E ndjej veten më shumë se mirë, dhe kurrë s’do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual. Jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Kurrë në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile, prandaj në aktakuzë përpiqeni t’i ndani njerëzit në katolik e myslimanë, unë jam shqiptarë as katolik as myslimanë. Kjo është fyese edhe për mua edhe për vendin tim.Cilësimi i prokurorit se ne qenkemi ndërmarrje kriminale e përbashkët, për mua, shokët e mi, familjen time që luftuam gjatë, por edhe për kombin tonë nuk ka diçka më fyese pasi ne një kohë të gjatë me rrethana tepër të vështira, jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit, të cilat i arritëm në bashkëveprim me SHBA-të e BE-në, me NATO-në e OKB-në dhe të gjithë së bashku ishim dhe jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe shtet formuese.Ndërsa, ndërmarrje e përbashkët kriminale janë jo vetëm serbët në Serbi, por ishte dhe është koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit.Besoj dhe besoj shumë që këtë e dinë secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjet e jeton në vendet e demokracive perëndimore, aty ku janë rritur e edukuar me vlerat e kësaj bote, me vlerat që kanë të bëjnë me liritë e njeriut.Unë sot s’dua ta zgjasë më shumë, por dua t’u them që unë kam qenë i dënuar nga regjimet kriminale të Jugosllavisë, në vitin 1981-82, e ata më kanë ndaluar pse kam lexuar libra e pse kam fol e kundërshtuar atë regjim, por besoni më shumë kanë pasur ata të drejtë atje, se sa sot që gjendem këtu.Për mua është bërë një padrejtësi e madhe dhe do ta bajtë edhe këtë padrejtësi, se populli e ka një fjalë “Njeriu është më i fortë se guri e atë që se ban guri e ban njeriu”.Unë dhe populli im ka bajt shumë padrejtësi dhe nuk kemi pasur nevojë për një të tillë padrejtësi, në seancat e tjera do të them edhe më shumë, veç s’do ta ndjeja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimeve të gjenocidit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb, këto ditë tha pasi është ngrit aktakuza që ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e qartë e krejt kësaj maskarade është në Beograd dhe tek mbështetësit e politikave të saj, kudo qofshin ato