Jaguar do të vazhdojë me vetura me naftë, për të mbijetuar në treg (Foto)

As I-Pace që është shumë i kompletuar, nuk ua largon klientëve dëshirën për makina me djegie të brendshme

Megjithëse duket që modelet mjaft të pëlqyeshme në Jaguar Land Rover, janë shitur shumë mirë, nuk kanë plotësuar as nga afër kërkesat e kompanisë, transmeton Telegrafi.

Gjatë shkurtit të kaluar, është raportuar se ka humbur 4.4 miliardë dollar, për shkak të mos interest për makinat e elektrifikuara. Dedikimi i klientëve ndaj makinave me djegie të brendshme, ka bërë që kompania britanike, për të mbetur në treg t’i mbetet besnike motorëve V8 si dhe makinave me naftë.

Ralf Speth është drejtuesi i Jaguar Land Rover, që ka konfirmuar për Automotive News se këto humbje, shkaktuan reduktimin e stafit të punonjësve, shpenzime dhe mungesë të investimeve të reja, duke bërë kompania të vazhdojë prodhimin e makinave me naftë dhe derivate tjera.

Meqenëse shumica e kompanive, kanë thënë se do t’I elektrifikojnë shumican e makinave deri më 2025, atëherë Speth pretendon se vendimi I Jaguar për të mos ndryshuar, pritet të mirëpritet. /Telegrafi/