Jabllanoviq zyrtarisht është kryetar i Listës Serbe

Ish-Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksadner Jabllanoviç, që u shkarkua nga ky posti pasi fyejti nënat Gjakovare, është rikthyer në krye të Listës Serbe me letra.

Lajmi.net ka siguruar dokumentin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku Aleksander Jabllanoviq është tashmë zyrtarisht kryetar i Listës Serbe.Dokumenti shkruan se Jabllanoviq është kryetar, personi kontaktues i partisë Sllobodan Petroviq, dhe zyrtarja për financa Mirjana Jevtiq.

Dokumenti është i datës 3 prill të vitit 2017, raporton lajmi.net.Ndërsa një zyrtar brenda Qeverisë së Kosovës i ka thënë lajmi.net në kushte anonimiteti se Lista Serbe ka problem me ndërrimin e ministrave, pasi tash këtë gjë është duke e bërë shefi i ri i kësaj liste Aleksander Jabllanoviç.

Sipas këtij burimi ish shefi i Listës Serbe Slavko Simiq, dhe anëtarët e tjerë nuk janë duke u pajtuar me ndërrimin e ministrave e këtë gjë e ka në dorë tashmë shefi i ri.Ndërsa mëngjesin e sotëm zyrtarët e kësaj liste kanë tentuar të grushtohen në Kuvendin e Kosovës.