Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jabalia përballet me krizë shëndetësore nga grumbullimi i mbeturinave dhe infrastrukturës së...

Jabalia përballet me krizë shëndetësore nga grumbullimi i mbeturinave dhe infrastrukturës së dëmtuar

Ndotja e shkaktuar nga mbeturinat dhe mbetjet e ndryshme pasi mijëra palestinezë të zhvendosur janë kthyer në qytetin verior Jabalia të Rripit të Gazës, përveç vështirësive të tjera në jetën e përditshme po çon banorët të përballen edhe me një krizë shëndetësore, raporton Anadolu.

Palestinezët në Jabalia u rikthyen në lagjet e tyre të shkatërruara nga lufta izraelite sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza midis Hamasit dhe Izraelit.

Por, ujërat e zeza të grumbulluara në zonë shkaktojnë sëmundje të ndryshme si pasojë e rritjes së popullsisë në kampin e refugjatëve Jabalia dhe dëmtim të plotë të infrastrukturës nga sulmet izraelite.

Palestinezët në Gaza po përballen edhe me shumë vështirësi të tjera si kriza ushqimore dhe mungesa e energjisë elektrike, të shkaktuara nga bllokada e vendosur nga Izraeli, pasi ka mbyllur pikat kufitare dhe ka penguar hyrjen e ndihmave.

Të paktën 48.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar.

Exit mobile version