Ekzistojnë disa produkte që nuk skadojnë kurrë. Ato mund të konsumohen në çdo kohë nëse ruhen në ambiente të përshtatshme si; larg lagështisë apo dritës së diellit.
Kripa
Për mijëra vjet kripa përdoret për ruajtjen e ushqimit. Mekanizmi është i thjeshtë: kripa thith ujin, duke e bërë ushqimin jo tërheqës ndaj baktereve që mund ta prishin atë. Në fakt, bakteret e ujit nuk mund të shumëzohen. Është e qartë se kripa nuk ka afat.
Çokollata e zezë
Ajo mund të konservohet në kushte të mira për më shumë se dy vjet, më shumë se çokollata me qumësht. Është substanca e bardhë; e ngjashme me mykun ajo që mbulon sipërfaqen e një cope çokollate dhe që për një farë kohe nuk i bën dëm organizmit tonë.
Pllakat e çokollatës e ruajnë cilësinë e tyre në një temperaturë të caktuar dhe përpunimi i saj lejon formimin e kristaleve të gjalpit të kakaos, e strukturuar në mënyrë që të favorizohet fortësia dhe mpirja e saj, e të shkrihet vetëm në gojë.
Kur kalon më shumë se 20°C, disa kristale mund të modifikohen, duke formuar një sipërfaqe të bardhë mbi pllakat e çokollatës.
Kjo nuk do të thotë se ajo është e pangrënshme, por shija dhe qëndrueshmëria nuk janë më të njëjta, nëse nuk rikthehet në temperaturën e duhur. Kështu që gjithmonë mbajeni çokollatën nën 20 ° C.
Sheqeri
Ashtu si kripa që përthith lagështinë e disa produkteve, të njëjtin efekt e ka edhe sheqeri. Për pasojë ai përdoret për konservimin e ushqimit, siç është marmelata. Në disa raste përdoret së bashku me kripën, siç është specialiteti nordik, i quajtur Gravlax.
Erëzat dhe perimet e thara
Sekreti i qëndrueshmërisë së tyre është tek mungesa e lagështirës që i bën ato të pathyeshme nga bakteret dhe myku. Përveç kësaj, mungesa e ujit ndalon enzimat që të hapin farën.
Nëse janë të vulosura mirë, erëzat dhe perimet e thara mund të jenë një burim i mirë proteinash edhe pas disa viteve konservimi.
Mjalti
Është pa dyshim një nga ushqimet më të mahnitshme në natyrë dhe në mesin e shumë përfitimeve të tij, mjalti ka edhe rezistencë ndaj kohës.
Shkencëtarët gjetën mjaltë në varrin e një faraoni 3300-vjeçar dhe ai ishte ende i konsumueshëm.
Mjalti që hani zakonisht ka një datë skadimi (e detyrueshme me ligj). Rezistenca e tij shumë efektive ndaj kohës është për shkak të përmbajtjes së ulët të ujit dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit që e bën atë pothuajse imun ndaj sulmit bakterial.
Uthulla
Mund të konsiderohet si një verë e keqe ose musht dhe ndoshta kjo është arsyeja qeë nuk ka një afat skadimi. Konservimi i saj për një kohë të gjatë vjen për shkak të baktereve
Acetobacter që oksidojnë alkoolin e pijeve alkoolike dhe parandalojnë bakteret e tjera nga kolonizimi.
Me kalimin e viteve asnjë lloj uthull nuk bëhet e rrezikshme për shëndetin: disa ndryshojnë ngjyrën ose shijen, por uthulla e bardhë mbetet krejtësisht e pandryshuar.
Orizi
Nëse ruhet në një temperaturë të ultë (rreth 3 ℃) dhe në mungesë të oksigjenit, ai mund të zgjasë deri në 30 vjet. Krundja që përftohet nga orizi, konsiderohet si mjaft e shëndetshme, por mund të prishet. Kur orizi integral mban era bojë, është mirë që ta hidhni atë larg.
Salca e sojës
Ajo mund të zgjasë për më shumë se 3 vjet. Është e fermentuar si uthulla dhe gjithashtu përmban kripë./Mesazhi/