Ballina Jeta Shëndetësi Ja tetë shenjat e kancerit të mëlçisë

Ja tetë shenjat e kancerit të mëlçisë

Shkalla e kancerit të mëlçisë është në rritje e sipër dhe mijëra vetë vdesin në vit nga kjo sëmundje.

Kanceri i mëlçisë ka shënuar rritje 142 për qind që nga viti 1990. Ai është një formë serioze e sëmundjes, e cila mbyt mbi pesë mijë vetë në vit.

Kanceri primar i mëlçisë, i cili fillon në mëlçi, është më pak i zakonshëm se sa kanceri sekondar i mëlçisë, i cili fillon diku tjetër në trup dhe përhapet deri në mëlçi.

Sipas NHS-së, shkaku i saktë i kësaj sëmundjeje është i panjohur, sidoqoftë shumica e rasteve janë të ndërlidhura me dëmtimin e mëlçisë, e njohur si cirroza.

Janë disa faktorë të ndërlidhur me cirrozën. Pirja në masë të madhe të alkoolit përgjatë viteve dhe prania e hepatitit B ose C mund të rrisë rrezikun nga kanceri i mëlçisë.

NHS rekomandon reduktim të alkoolit dhe ushqime të shëndetshme, si dhe të ushtrohet me rregull, për të ulur rrezikun nga hepatiti B dhe C.

Simptomat normalisht nuk paraqiten derisa kanceri të mos jetë në shkallë të avancuar, sidoqoftë ato janë:

– Humbja e papritur e peshës

– Humbja e apetitit

– Ndjenja se jeni të ngopur edhe pasi të keni ngrënë pak

– Ndiheni të sëmurë

– Dhimbje

– Lëkura juaj merr ngjyrë të verdhë

– Ndiheni të lodhur dhe të dobët

Sipas Shoqërisë amerikane për kancer, simptomat tjerra përfshijnë ethe, vjellje dhe mavijosje.

NHS rekomandon nëse vëreni ndonjërën nga këto simptomat, që të paraqiteni menjëherë te mjeku./Mesazhi/

Exit mobile version