Ja si t’i dalloni llojet e puçrrave…

Ndonjëherë, puçrrat më të vështira për trajtim janë ato të cilat fare nuk janë puçrra.

Kur t`i shohësh edhe nga afër, duken posi puçrra por nuk janë.

Më poshtë mund të lexoni se si t`i identifikoni binjakët e puçrrave.

Rosacea

Një gjendje e ndezjes së lëkurës që shkaktohet nga ushqimi pikant, kofeina, ndryshimet hormonale dhe ato të temperaturës.

Shikoni për:

  • Skuqje në faqe dhe hundë
  • Ndryshime në ngjyrë dhe trashje të lëkurës
  • Vena të dallueshme të gjakut
  • Xhunga të inflamuara sikurse puçrra
  • Sy të irrituar dhe të përlotur

Trajtimi :

  • Identifikoni shkaktarët dhe shmanguni nga ato
  • Mbajeni regjimin e thjeshtë të lëkurës, përdorni pastrues neutralë dhe brojtje nga rrezet e diellit
  • Konsultohuni me dermatologun për trajtimin e skuqjes dhe venave të dukshme të gjakut me laser apo me tjera burime të dritës terapeutike.

Shmanguni:

Larjet me benzol peroksid, retinolet, sapunët e ashpër, regjësit, tonerët dhe shtresimin agresiv.

Milia

Mikro cista të kreatinit të bllokuar, proteinës primare të lëkurës. Kjo gjendje mund të shkaktohet nga gjenetika, dëmtimi nga rrezet e diellit, prodhimeve të bukurisë dhe shtresimi natyror jo adekuat.

Shikoni për:

Një xhungë posi një perlë, shpesh haset tek foshnjet e posalindura.

Trajtimi :

  • Koha mund të jetë shpëtimi juaj, disa largohen me kohë
  • Shtresoni më tepër
  • Përdorni retinol që të ndihmoni derdhjen e mëtutjeshme, duke ia shtuar edhe përfitimin e reduktimit të rrudhave
  • Përdorni nxjerrje. Duke përdorur një gjilpërë tepër të vogël, hapeni cistën dhe futeni instrumentin që e nxjerrë keratinën.

Shmanguni:

Pëlcitja e Milias nuk është sikurse ajo e puçrrave me kokë të bardhë, andaj edhe duhet të shmangeni nga pëlcitja.

Folikuliti

Folikula të irrituara të qimeve që zakonisht paraqiten si shkak i depilimit me dyll, shkulja e tepruar apo infeksionet bakteriale.

Shikoni për:

Papulat apo puçrrat me qelb paraqiten barabartë në të dyja anët e boshtit të qimeve të fytyrës.

Trajtimi:

Antibiotikë topikal apo oral

Shmanguni nga:

Procedurat e krehjes që e pengojnë folikulën.

Hiperplasia e gjëndrrës dhjamore

Gjëndrra dhjamore të zmadhuara.

Shikoni për:

Papula të vogla të verdha që paraqiten nga yndyra e tepërt.

Trajtimi:

  • Qerimi kimik i fytyrës, më së shpeshti me acid salicilik apo trikloroacetik.
  • Shkatërrimi me gjilpërë elektrike apo nitrogjen të lëngshëm, procese që duhet bërë nga dermatologu.
  • Në raste ekstreme, trajtim me laser apo heqje kirurgjike

Pezmatimi i lëkurës përreth gojës

Një skuqje që paraqitet përreth gojës, që nuk ka shkak të definuar apo paraqitet pas përdorimit të tepërt të kremeve steroide, pastave me fluor si dhe nga prodhimet për lëkurë.

Hormonet dhe shkaktarët e jashtëm sikurse rrezet e diellit, kanë një ndikim të rëndësishëm.

Shikoni për:

Pjesë me lluspa të skuqura që djegin dhe shkaktojnë kruarje, të përziera me papula dhe puçrra me qelb.

Trajtimi:

Trajtimi më i besueshëm është me antibiotik oral.

Shmanguni:

Kjo gjendje është sensitive ndaj përdorimit të produkteve të fytyrës dhe kryerjes së procedurave./Mesazhi/