Kafeina është një nga ato “bekimet” e jetës pa të cilin vështirë se shumë njerëz hapin sytë në mëngjes apo nisin ditën në punë! Shumë persona e kanë kafenë pjesë të pandarë të jetës. Por, e dini që ka momente të ditës kur mund ta teproni me këtë pije? Disa sinjale të tilla si ritmi i shpejtë i zemrës, dhimbje koke apo djersitja mund të jenë shenjat se ju e keni tepruar me kafeinën.
Sa kafe mund të pimë në ditë?
Kafeina është një nga stimuluesit më të vjetër të njerëzimit. Për shkak të efektit që ka në zemër dhe në qarkullimin e gjakut, kur flitet për numrin e kafeve në ditë, fokusi është kryesisht tek efektet e kafeinës në presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.
Nëse gëzoni shëndet të mirë, 4-5 kafe në ditë të shpërndara në orare të ndryshme janë normale. Njerëzit me probleme të tensionit të lartë apo me presionin e gjakut, mund të pinë gjithashtu kafe, por jo në të njëjtën sasi. Mjeku Christian Enlgebert me bazë në Berlin thotë se te njerëzit e shëndetshëm, kafeja ka efekt pozitiv edhe në shëndetin e zemrës: tre studime kanë treguar se ka një përfitim në funksionin e zemrës kur pini kafe për një periudhë të gjatë kohe.
Çfarë ndodh nëse pimë shumë kafe?
Toleranca ndaj kafesë ndryshon në varësi të personave. Nëse jemi intolerantë ndaj kafesë, mund të keni këto efekte anësore:
Aritmi kardiake
Djersitje
Dhimbje koke
Dhimbje gastrike
Megjithatë, nëse pini shumë kafe gjatë ditës, mund të përballeni me këto pasoja:
Aritmi kardiake
Takikardi
Sa kafeinë ka në një filxhan kafe?
Përmbajtja mesatare e kafeinës në pijet me bazë kafeje ndryshon në varësi të përgatitjes, pjekjes dhe cilësisë së kafesë së përdorur.
Kafeja ekspres (një filxhan): 50/80 miligramë
Kafe e përgatitur me moka (një filxhan): 100/120 miligramë
Kafe amerikane (një filxhan i madh): 100/120 miligramë
Kapuçino (një filxhan mesatar): 70/80 miligramë
“Deri në 200 miligramë kafeinë në një dozë nuk krijon probleme shëndetësore”, thotë mjeku Engelbert. Në përgjithësi, nëse jeni me shëndet të mirë, doza ditore e toleruar e kafeinës është 300-400 miligramë.
Përfitimet nga kafeja:
Lehtëson tretjen
Stimulon metabolizmin
Rrit përqendrimin
Stimulon prodhimin e serotoninës dhe dopaminës
Rrit performancën sportive dhe atë në palestër
Falë antioksidantëve, mund të ndihmojë shëndetin e zemrës dhe të parandalojë disa sëmundje kronike.