Dy refugjate siriane të cilat kanë emigruar në SHBA si pasojë e luftës në vendin e tyre, po bëjnë krejt cfarë munden që të ndihmojnë njerëzit e prekur nga Uragani Irma që ka tronditur juglindjen e SHBA-ve.
Abeer and Nora al-Sheikh Bakri janë motra dhe vijnë nga rajoni Duma i Sirisë. Ato janë vendosur në Gjeorgjia në vitin 2016, dhe thonë se e dinë fort mirë se cfarë do të thotë të mbetesh pa kulm mbi kokë.
Dy motrat kanë vendosur që të aktivizohen duke përgatitur ushqim për nevojtarët, dhe duke e dërguar në Hamzah Islamic Center në Alpharetta, ku gjejnë strehim dhjetëra të pastrehë.
Komuniteti musliman i përpoq që ti paguante motrat për gatimet që bënin, por ato nuk pranuan assesi, trasmeton Mesazhi.
Prandaj, përpjekjet e tyre nuk kaluan pa u vërejtur. Edhe shumë njerëz të tjerë kanë vendosur që të japin donacione pranë Qendrës Islamike e cila strehon shumë njerëz.
/MESAZHI/