Ja si i falsifikojnë identitetet terroristët e ISIS-it

Autoritetet gjermane bënë të ditur se në duart e organizatës terroriste DAESH ka 11 mijë pasaporta siriane bosh që mund të plotësohen me informacionet individuale të çdokujt.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild am Sonntag”, pasaportat origjinale në duart e terroristëve mund të përdoren për të krijuar letra të rreme identiteti.

Forcat gjermane të sigurisë vlerësojnë se mbi 18 mijë pasaporta siriane autentike janë vjedhur nga instancat e qeverisë siriane, nga këto 11 mijë ndodhen në duart e organizatës terroriste DAESH ndërsa të tjerat janë marrë nga organizatat e tjera terroriste.