Ambasadorja amerikan në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley mezi e mori fjalën në Universitetin e Hjustonit, pasi studentët ia ndërprenë asaj fjalimin, në formë proteste kundër pjesëmarrjes së saj në masakrat e fundit të Izraelit në Gaza.
“Nikki Haley, gjaku është në duart tua, ju vazhdoni të nënshkruani për genocidin e një populli,” thirri një student, duke nisur kështu protestën.
Videoja e cila qarkullon gjerësisht në internet, tregon studentët që mbajnë flamuj palestinez dhe këndojnë: “Nikki, Nikki a nuk e sheh? Ju jeni në një vrasëse që zbavitet. ”
Ata gjithashtu thërrisnin “Palestina e lirë”.
Sipas The Houston Chronicle, disa dhjetra protestues morën pjesë. Pas disa minutash, policia “shoqëroi” protestuesit, “ndërsa Haley priti në podium”, raportoi gazeta. /MESAZHI/