Ja si duken fshatrat-fantazëm të Serbisë (Foto)

Brakstisja e fshatrave në drejtim të qytetit ose për të emigruar në perëndim është një fenomen që ka prekur vendet e Europës Lindore pas viteve ’90. CNN sjell një reportazh për disa fshatra serbë të shpopulluar…

Repusnica ka qenë dikur një fshat plotë jetë në shpatet e malit Stara Planina, në Serbi. Tanimë kafenetë e tij janë të zbrazta, shtëpitë të shkatërruara dhe rrugët e shkreta.

Autoritetet e deklaruan këtë fshat që gjendet në kufi me Bullgarinë, në vitin 1998, “të mbyllur”, përshkak të shpopullimit të shkaktuar nga mekanizimi i ekonomisë, mbyllja e fabrikave të shtetit dhe eksodit në Serbi që lidhej me luftrat e Ballkanit të të viteve ’90.

Edhe në fshatrat përreth popullsia është pakësuar shumë duke i lënë ata shpesh me pak banorë, kryesisht të moshuar apo individë të vetëm.

Shkollat, klinikat veterinare dhe dyqanet janë mbyllur. Vizitorët janë të pakët. Rrugët janë të mbushura me gropa.

“Disa njerëz u larguan, u zhvendosën në kërkim të standarteve më të mira të jetesës. Fshati u neglizhua dhe u injorua, veçanërisht në infrastrukturë”-thotë Rade Bogdanovic, një veteriner i dalë në pension në Kalna, e cila është pjesë e komunës së Knjazevac që përfshin gjithashtu Repusnicën.

“Mbrapa mbetën vetëm të moshuarit, prindërit e atyre që u larguan, me kalimin e kohës ata u vjetërsuan dhe vdiqën”- thotë ai duke u penguar në rrënoja, teksa përpiqej të arrinte zyrën e tij të vjetër tashmë të shkatërruar.

Ai u shpreh se popullsia e Kalnës është tkurrur nga 4.000 në 1.000 banorë.

Përgjatë viteve 2002 dhe 2011, Serbia ka humbur më tepër se 377,000 njerëz ose thënë ndryshe 5% të popullsisë së saj prej 7 milion banorësh, kjo sipas të dhënave të censusit. Sipas Akademisë së Shkencave të Serbisë, numrat kanë rënë edhe në 86% në 4600 fshatrat e vendit.

Një situatë e ngjashme ekziston edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe Europës Juglindore.

Në 50 vitet e shkuara, komuna e Serbisë lindore, Knjazevac, është përgjysmuar, me 30.000 banorë.
“Tani kemi një popullatë në përputhje me atë që kishim pas Luftës së Parë Botërore”, tha Marija Jelenkoviç, një zyrtare komunale.

Në vitet 1960, 1970 dhe 1980 rreth 1 milion serbë u larguan për të kërkuar punë në Perëndim. Rreth 700,000 njerëz u larguan nga Serbia gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990

Fluksi vazhdoi edhe pas rënies së Presidentit Sllobodan Millosheviq në vitin 2000.

Kalimi në ekonomi tregu shkaktoi shumë mbyllje fabrikash në vend dhe trendi drejt familjeve të vogla ka shkaktuar rritjen e moshës mesatare në 42 vjeç, sipas censusit të vitit 2011, në krahasim me moshën 40 që shënonte censusi i vitit 2002.

Qeveria serbe ka kërkuar të trajtojë problemin duke përmirësuar infrastrukturën dhe duke ofruar nxitje për të rinjtë në mënyrë që ata  të qëndrojnë në fshatra. Rezultatet e kësaj përpjekje mbeten për tu parë.

Në vitin 2015, një zyrtar i të drejtave të njeriut i emëruar nga parlamenti tha se vendi duhet t’i kërkojë emigrantëve që kalojnë përmes Ballkanit nga Lindja e Mesme të vendosen në fshatrat e zbrazët, por ideja u braktis.

Përgatiti Ermir Hoxha – /tesheshi.com/