Simptomat e alergjisë ngjajnë me simptomat e sëmundjeve të tjera dhe kjo është një arsye që na pengon të gjejmë trajtimin e duhur për reaksionet alergjike.
Por duhet të keni parasysh se 3 shenjat kryesore të alergjisë janë:
Kollitje e vazhdueshme – Nëse keni kollë të ftohtë pa dhembje fyti e inflamacione të tjera atëherë është shenjë e alergjisë.
Skuqjet e lëkurës – Gjatë stinës së verës skuqjet shkaktohen nga pickimi i mushkonjave, por edhe nga nxehtësia. Gjithsesi duhet të dini se edhe mushkonjat shkaktojnë reaksion alergjik.
Sy të ënjtur dhe kruajtje – Një nga reaksionet më të shpeshta alergjike janë inflamacionet në sy si dhe ënjtjet. Kjo vjen si pasojë e polenave dhe ushqimeve.
KËSHILLA:
Mbani shënim të gjitha simptomat alergjike në mënyrë që doktori juaj të kuptojë llojin e reaksionit.
Mbani gjithmonë ilaçe alergjie me vete./Mesazhi/