Ja sesi të shtoni një numër të dytë në aplikacionin tuaj WhatsApp

Duke shtuar një llogari të dytë në WhatsApp mund të sinkronizoni kontaktet mes dy numrave të telefonit apo të vendosni njoftime veçmas për secilin.

Tashmë është e mundur që të përdorni dy llogari WhatsApp në një pajisje të vetme. Kjo do të thotë se mund të kaloni nga njëri numër tek tjetri pa asnjë pengesë ndërsa në këtë artikull ju shpjegojmë sesi funksionon.

WhatsApp dërgoi një përditësim që ju jep mundësinë përdoruesve të përdorin disa numra telefoni në WhatsApp me një telefon të vetëm.

Duke shtuar një llogari të dytë në WhatsApp mund të sinkronizoni kontaktet mes dy numrave të telefonit apo të vendosni njoftime veçmas për secilin.

Dërgimi dhe marrja e mesazheve dhe thirrjeve nuk bëhet në të njëjtën kohë. Në momentin që shtoni një llogari të dytë, duhet të kaloni nga njëri numër tek tjetri për tu qasur në bisedat, përditësime, komunitete dhe telefonata të secilit.

Pasi të keni konfiguruar numrin e dytë, mjafton të klikoni menunë me tre pika vertikale në cepin e djathtë lart dhe të më pas opsionin “Switch Accounts.”
Ja sesi të shtoni një numër të dytë në WhatsApp

Fillimisht klikoni menunë me tre pika horizontale në cepin e djathtë lart të ekranit. Më pas klikoni Settings.

Në ndërfaqen e re që hapet klikoni ikonën me shigjetë me kokë poshtë në të djathtë të fotos së profilit dhe emrit ndërsa menjëherë në fund të ekranit do të shfaqet një dritare pop-up ku shikoni emrin dhe numrin e celularit me opsionin Add Account poshtë tij.

Pasi të klikoni do të hapet ndërfaqja për vendosjen e numrit tjetër të telefoni dhe procesi është i njëjtën me regjistrimin e WhatsApp për herë të parë.

Pasi të keni verifikuar numrin e telefonit do të pyeteni nëse dëshironi të riktheni një kopje rezervë të bisedave apo të transferoni bisedat nga një telefon i vjetër.

Duke shtuar numrin e dytë në llogarinë e WhatsApp, automatikisht do të hiqet nga telefoni tjetër.